Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Operacionalja gjatë 24 orëve të fundit.

Ilir Zotaj alias Zio Blushi do të esktradohet në Itali, pasi rezulton në shtetin italian i dënuar me më shumë se 5 vjet burgim për veprat panale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 44-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e organizate kriminale që përbëhej shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.

Nga dhjetori i 2008 deri në mars të 2010 janë janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.   

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale  kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion, gjatë 24 orëve të fundit.   

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 28”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua  provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.

Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.  

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

/tvklan.al