Durrës – Një turiste boshnjake ka kallëzuar në polici se gjatë mbrëmjes, një person kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga uniformat blu të Durrësit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i Sokol Metani, 25 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.  

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky person ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al