I shpërthen gjaku në mur nga e rrahura, 36-vjeçarja: Kam ecur 3 orë për të lindur në maternitet



I shpërthen gjaku në mur nga e rrahura, 36-vjeçarja: Kam ecur 3 orë për të lindur në maternitet

13:29 25/01/2021

Në emisioni “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Lindita Hida, një grua 36-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e saj. Atë e fejuan që 15 vjeç me shkuesi. Lindita tregon se problemet e para filluan që sapo u fejuan, ishte një fejesë pa dëshirën e saj. Ajo është dhunuar nga bashkëshorti i saj dhe nuk ka pasur një jetë të lehtë. Shpesh herë dhunohej si psikologjikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti. Madje edhe ditën që ka lindur, në mes të natës ajo ka ecur 3 orë në këmbë për të shkuar në maternitet.

Mirela Milori: Sa vjet më i madh ishte ai?

Lindita: 10 vjet.

Mirela Milori: Ishe gati ti të fejoheshe?

Lindita: Mentaliteti i fshati është izolimi i femrës vetëm shkollë dhe shtëpi. Unë nuk isha gati, nuk ia dija as vlerën asgjë. Vendimi ishte i familjes, nuk ishte e imja. Gjatë fejesës ishin mosmarrëveshjet e shumta si me familjen si ne të dy.

Mirela Milori: Punonte ai?

Lindita: Ishte në kurbet, nuk kishte ndonjë profesion. Erdhën në shtëpi dhe i thanë gjyshit o do na i japësh mbesën pa dasmë o ne do e lemë. Më detyruan, u martova, kur shkova aty as veshje as mobile, as krevat, vetëm një batanije dhe një jastëk, një komplet çarçafësh dhe një jorgan, kaq kishin blerë, flinim në divan. Në shtëpi kishte dy motrat, mamin e vet dhe xhaxhin, se babin nuk e kishte. Këta i komandonte xhaxhi se nuk ishin të zotë. Nga ajo martesë pas dy muajsh ngela shtatzënë. Gjatë shtatzënisë kishte shumë mosmarrëveshje, keqtrajtime.

Mirela Milori: Lindi djali, si e kujton atë ditë?

Lindita: Që kur u fejova dhe deri sa lindi unë asnjë ditë të gëzueshme apo të lumtur, nuk e shijova. Gjatë shtatzënisë kishte dhunë, më trajtonte  keq. Më larguan dhe nga familja ime.

Mirela Milori: Kur lindje djalin si të pritën?

Lindita: Unë kam ecur 3 orë në këmbë për të lindur djalin në 12 të natës. Kishin njerëz por kishin atë trurin që unë nuk shkoja dot tek njerëzit e tyre dhe unë kam ecur 3 orë natën me dhimbje për të lindur djalin.

Pasi lindi djali, unë nuk kisha rroba që të dilja nga spitali. Shkuan tek tregu më blenë një palë xhins dhe një triko e ma sollën. Xhinset nuk më bënin, isha njeri i shkatërruar dhe ato ishin shumë të ngushta, me zor kam shkuar në shtëpi. Pas një muaj e gjysmë që lindi djali, mua më nxorën në punë, motrat e tij e mbanin djalin. Pastaj dëgjova që do mbanin djalin e do më nxirrnin mua nga shtëpia.

Lindita tregon se e mbanin një dhomë të izoluar, bashkëshorti kur shkonte për të fjetur gjumë e rrihte dhe e gjakoste.

Lindita: Kur vinte për të fjetur o do më rrihte, o do më përplaste, ka raste që më ka shpërthyer gjaku në faqen e murit duke më përplasur dhe më ka lënë aty në tokë. Kur jam përmendur, jam ngritur. /tvklan.al







Të ngjashme