I shpërthen motori i makinës, arrestohet shoferi në Vlorë

Foto ilustruese
Posta

I shpërthen motori i makinës, arrestohet shoferi në Vlorë

12:26 01/09/2019

Një 61-vjeçar është vënë në pranga për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Bëhet me dije se 61-vjeçari me iniciale P.Ç. ishte në gjendje të dehur dhe drejtonte automjetin tip Renault në aksin rrugor Novoselë – Akërni në Vlorë.

Policia thotë se për shkak të gjendjes së tij, 61-vjeçari i jepte gaz makinës në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar djegien e motorit dhe shpërthimin në flakë.

Për pasojë u dogj e gjithë makina, por 61-vjeçari fatmirësisht shpëtoi pa pasoja. Ai u arrestua për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi