50-vjeçari zbardh për hetuesit momentet para ngjarjes

Tre ditë pas atentatit me tritol ku mbeti i plagosur Preng Gjini, oficerët e policisë kanë siguruar dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

50-vjeçari qëndron i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit, ndërsa ka deklaruar se nuk ka konflikt me ndonjë person dhe se nuk ndihej i kërcënuar.

Ai ka treguar se makina me të cilën udhëtonte, ishte në pronësi të kushëririt të tij me të cilën lëvizte shpesh herë. Sakaq hetuesit kanë sekusetruar kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse Gjini ndiqej apo mbahej nën vëzhgim nga ndonjë person.

Ekspertët kriminalistë nuk kanë mundur ende të zbulojnë se ku është montuar sasia e eksplozivit si dhe mekanizimin e përdorur në shpërthim.

Deri tani nuk ka ndonjë person të dyshuar, ndërsa besohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje dhe kishte si qëllim eliminimin e 50-vjeçarit.

Sipas policisë, shkak i atentatit janë konfliktet mes dy fiseve në zonën e Mirditës, ku në 4 vitet e fundit kanë ndodhur disa vrasje.

Tv Klan