Jurgen Kurti, 26-vjeçari i cili mbrëmjen e kësaj të hëne u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë, nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe për opinionin publik. 26-vjeçari ka qenë protagonist në dy vrasje.

Në 2016-n, ai u arrestua sëbashku me dajën e tij për vrasjen e të atit, Artur Kurti.

Ai u la i lirë nga gjykata pasi krimin e mori përsipër daja i tij Leonard Ristani. Ristani pranoi në gjykatë se e qëlloi Kurtin duke i rrëmbyer një thikë që mbante në dorë dhe goditi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa një vit më vonë, në 2017-n, Jurgen Kurti ishte pjesë e një sherri ku i vrarë mbeti pronari i një marketi në qytetin e Durrësit.

Jurgen Kurti ishte gjithashtu i famshëm edhe në rrjetet sociale për shpenzimet dhe jetën luksoze që prezantonte dhe njihej si menaxheri i VIP-ave.

Rreth orës 22:20 minuta të kësaj të hëne, 26-vjeçari ndodhej poshtë pallatit ku banonte në rrugën Zef Jubani kur u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

/tvklan.al