I shpëtoi jetën të riut, vdes prifti i infektuar me Covid-19

I shpëtoi jetën të riut, vdes prifti i infektuar me Covid-19

10:37 24/03/2020

Një prift italian 72-vjeçar është ndarë nga jeta pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin.

Giuseppe Berardelli nga rajoni i Lombardisë, hoqi dorë nga respiratori të cilin ia kishte mundësuar famullia pasi gjendja e tij ishte e rëndë, duke ia dhënë një tjetër pacienti që kishte nevojë dhe që ishte në moshë të re.

Giuseppe Berardelli

Rasti i jashtëzakonshëm u zbulua nga prifti jezuit James James Martin, nga SHBA, një këshilltar i Sekretariatit për Komunikime të Vatikanit, ndërsa ishte revista italiane e lajmeve Araberara që e raportoi lajmin.

Martini në një mesazh në Twitter shkoi se gjesti i tij e bën atë që cilësohet si “Martir i Bamirësisë”. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi