Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Durrësit. Një vajzë vetëm 7-vjeçe nga Podujeva ka humbur tragjikisht jetën në spitalin e këtij qyteti, ku kishte shkuar pasi kishte rrezikuar të mbytej në det.

“Rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital, thotë policia në një njoftim për mediat.

Për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë po punon grupi hetimor./tvklan.al