Djaloshi nga Thumana, Aurel Lala, i cili i mbijetoi tërmetit të 26 Nëntorit duke u hedhur nga pallati mori surprizën e radhës. Gjatë një vizite që kreu i qeverisë, Edi Rama, i bëri familjes së tij, e cila tashmë është zhvendosur në shtëpinë e re në Kamëz, Aureli u njoh me dhomën e tij të re.

Një prej dëshirave të vogëlushit ishte takimi me Cristiano Ronaldo-n, e cila iu përmbush disa ditë më parë. Por kryeministri Edi Rama mendoi që Aureli të “shoqërohej” gjatë gjithë kohës me futbollistin e famshëm, tashmë duke i vënë një poster të madh të tij në dhomën e gjumit.

“Ta kam dhënë çelësin ta mbash vetë. Si të duket? Shtrihu njëherë të shoh me këtë. T’i shtrirë, ai luan për ty”, i tha Rama, i cili shtoi se së shpejti Aureli do të pajiset me një tavolinë të re, kompjuter dhe bluzën origjinale të futbollistit portugez.

“I famshëm u bë prej Ronaldo-s, tashi ky do mësojë, do stërvitet që kur të bëhet i madh, të bëhet i famshëm nga vetja e vet që kur të vijnë kalamajtë të bëjnë foto me të, siç shkoi me Ronaldo-n”, shtoi më tej Rama.

Kryeministri nuk la pas as shakatë, duke përmendur edhe anëtarët e mazhorancës.

“Bashkim Finon e mund sa herë të dua, por këtë nuk e mund dot që është si Bashkim i vogël”, tha Rama, i cili i premtoi më tej se ditën e parë do ta çojë personalisht në shkollë. /tvklan.al