Lionel Messi do të jetë pjesë e Inter Miami edhe për sezonet e ardhshme. Argjentinasit i përfundon kontrata më 31 Dhjetor të këtij viti, por duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e MLS.
37-vjeçari ka treguar formë të shkëlqyer dhe është përshtatur shumë mirë me kampionatin amerikan. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, klubi dhe Messi kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës.
Mes palëve është arritur akordi dhe mungojnë vetëm disa detaje, para se të vijë zyrtarizimi.
🚨 Inter Miami close to agreement with Lionel Messi over contract extension. Existing deal expires at end of 2025 + work ongoing to finalise terms – but talks advanced + expected to sign soon. Would see 37yo lead #IMCF to new stadium in 2026 @TheAthleticFC https://t.co/3Mqylr8rzL
— David Ornstein (@David_Ornstein) April 11, 2025
Messi u bashkua me Inter Miami në Korrik të vitit 2023 dhe në 48 ndeshje të luajtura, numëron 42 gola të shënuar dhe 21 asistime. /tvklan.al