

“I suksesshëm dhe single apo dështak me 5 fëmijë?” Arbër Çepani: Do të jap një përgjigje që do më adhurojnë gratë…
Arbër Çepani i ftuar në emisionin “Part Time” duket se e shijoi punën e tij të re si kuzhinier i emisionit. Ndërkohë që ai po shfaqte talentin e tij në kuzhinë, iu përgjigj edhe pyetjeve të Rudinës, e cila sigurisht nuk i kurseu ngacmimet.
Ai ka treguar paksa mbi lidhjen e tij me Arnitën, për historinë e bukur të dashurisë që po jetojnë si dhe për planet e së ardhmes.
Rudina Dembacaj: Më mirë i suksesshëm dhe single apo dështak me 5 fëmijë?
Arbër Çepani: Pse një rrugë të mesme nuk ka?
Rudina Dembacaj: Zgjidh të lutem shpejt e shpejt.
Arbër Çepani: Do të jap një përgjigje që do më adhurojnë gratë nga shtëpia. Më mirë me 5 fëmijë se kur e 5 fëmijë do të thotë që s’je dështak, se ke bërë 5 trashëgimtarë, ke ngritur një familje.
Rudina Dembacaj: Sukses i madh është.
Arbër Çepani: Të pëlqeu? Pastaj kur të fike kamerat do të them më mirë i suksesshëm.
Rudina Dembacaj: Ka një vit që ke bërë publike lidhje me Arnitën, kur do martoheni dhe sa fëmijë do bëni?
Arbër Çepani: Do na bësh dasmën ti, që po më pyet?
Rudina Dembacaj: Po patjetër që do të jem prezente, me gjithë dashurinë.
Arbër Çepani: E rëndësishme është që duhemi shumë, e rëndësishme është që kemi gjetur fort njëri-tjetrin dhe pastaj sigurisht gjithë të tjerat do vijnë në mënyrë të natyrshme.
Rudina Dembacaj: Thua po ndodh ajo që mezi e kemi pritur Arbër? Që ti më në fund të rehatohesh?
Arbër Çepani: Jam i rehatuar./tvklan.al