Një turiste 25-vjeçare e cila kishte ardhur nga Danimarka, pasi kishte qëndruar disa ditë në Tiranë është nisur drejt Thethit. Edhe pse rruga ishte e bllokuar, gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se turistja i ka sfiduar të gjithë miqt shqiptarë dhe ka shkuar në Theth në këmbë ku ka festuar edhe Krishtlindjet.

“Miqtë i kishin thënë se rruga është e bllokuar dhe se është e pakalueshme, por ajo e ka marrë si sfidë këtë dhe ka shkuar atje në këmbë. Ka shkuar në Theth dhe pasi ka parë që është shumë bukur atje me ato çantat që marrin me vete ka vendosur të kalojë në luginën e Valbonës dhe ka festuar atje edhe Krishtlindjet”, raportoi gazetarja.

/tvklan.al