Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës kanë marrë një tjetër rrjedhë. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, vajza e Pëllumb Metës, Hygerta Meta, ka deklaruar se ka qenë ajo që ka shkrepur armën që i ka marrë jetës babait të saj 50-vjeçar.

Pyetjes së gjyqtares se si i lindi ideja për të vrarë babain, Hygerta iu përgjigj kështu:  Një herë më ka thënë mamaja se ka thënë babi “do ju vras” e një herë e kam dëgjuar vetë. Unë e dija që kishte armë dhe dija momentin kur vinte nga puna. Erdhi babi nga puna, ra duke pushuar, ishte me kurriz dhe mora armën, ja tregova babit. Kur me tha ku shkon me të, i thashë “çohu në këmbë”, ai më tha “ik andej”. Nuk më tha gjë dhe më tha “ku shkon me atë armë”. Unë e qëllova pas kësaj. Isha 2 metra larg.

Hygerta Meta thotë se është penduar për krimin ndaj të atit, por shton se kjo nuk ka kthim pas.

“Jam penduar pasi e bëra. Por nuk ka kthim pas.”

/tvklan.al