“I them amore”, motra e Rudina Dembacaj tregon si e ka marrëdhënien me Mark Frrokun

“I them amore”, motra e Rudina Dembacaj tregon si e ka marrëdhënien me Mark Frrokun

19:35 23/09/2022

Rudina Dembacaj, aktorja shumë  e pëlqyer e humorit dhe motra e saj e madhe Jereda ishin këtë të premte të ftuara në emisionin  “Rudina” në Tv Klan. Ato kanë plot 9 vite diferencë dhe kanë qenë mbështetja kryesore e njëra-tjetrës në momentet më kryesore të jetës së tyre.

Rudina tregon se për çdo gjë, që nga muzika veshja dhe vendimet e rëndësishme që ajo ka marrë në jetë, sytë i ka pasur te motra e saj e madhe Reda. Prej saj ajo ka mësuar shijet e muzikës, stilet e veshjeve e po ashtu ka marrë mbështetjen kur i është dashur të marrë vendime të rëndësishme. Gjithashtu ato kanë folur për marrëdhëniet që ato kanë me bashkëshortët e njëra-tjetrës.

Rudina Dembacaj me bashkëshortin e Jeredës janë moshatarë dhe janë shumë shokë. Nga ana tjetër duket se edhe Jereda me Markun kanë një marrëdhënie të shkëlqyer aq sa i thërrasin njëri-tjetrit ‘amore’.

Jereda Dembacaj: Ngaqë rrinim gjithë kohën bashkë, hipnim në makinë  dhe iknim në Lezhë, se në Lezhë kishim prindërit atëherë. Këta i thoshin njëri-tjetrit vëmë këngët

Rudina Dembacaj: Ritfolk.

Jereda Dembacaj: Për “Ritfolkun”, vëmë shokët e klasës së Redës.

Rudina Dembacaj: Po se ne dëgjonim Stresin,  Noizyn me shokë, ndërsa për Redën vinim grupin “Ritfolk”.

Jereda Dembacaj: Kurse unë me Markun e kemi gjithashtu marrëdhënien shumë të mirë. Ne i themi njëri-tjetrit amore, sa e fortë mund të jetë! Gjithashtu bisedojmë shumë për shumë gjëra.

Rudina Dembacaj: Për fat të mirë Rudina, kohët  e fundit të gjithë të afërmit e mi më thonë të lutem mos ndrysho më burrë se ky po na përshtatet shumë./tvklan.al





Të ngjashme