Djali i Blendi Salajt, Brian i ka bërë të gjithë të pranishmit në studio të qeshin. Ai ishte i ftuar tek “Rudina” bashkë me babain e tij, nga ku u shpreh se i ka kërkuar mamasë së tij që të bëjë një motër.

“I them mamit ta bëjë, por ajo nuk besoj se po e bën. Unë doja t’ia vinim emrin Sofia dhe nëna do t’ia vejë Esperanca

”, tha Brian.

Ndërkohë Salaj tha se ai dhe bashkëshortja kanë në plan të kenë një fëmijë të dytë, por theksoi se nuk i kanë vënë vetes afate.

“Ne e kemi lënë pak pas dore, por do donim edhe një fëmijë tjetër. Nuk i kemi venë vetes afate, unë dhe motra ime kemi 8 vite diferencë. Ne e kemi mësuar Brianin dhe tani do jetë një eksperiencë e bukur të mësojmë një fëmijë të dytë”

, tha Salaj.

/tvklan.al