Artizania nga Elbasani, Suzana Hoxha ka rrëfyer për “Jo Vetëm Modë” pasionin e saj në endjen e qilimave.

Ajo u bën thirrje të rinjve që ta mësojnë si zanat, pasi cilësia dhe dizajni i këtyre qilimave, i bëjnë ato gjithnjë e më të kërkuar.

Orinda Huta: Si ofrohet, si kurs i zakonshëm apo falas?

Suzana Hoxha: Mbesës time që është në shkollë, i them shpesh, merri shoqet. Asnjë lek nuk dua. Vetëm të vijnë ta mësojnë për vete.

Orinda Huta: Një mesazh për të rinjtë e sotëm?

Suzana Hoxha: Të mësohet si zanat, mos ta humbasim. Unë kam mësuar nxnënës, kanë ardhur nga shkolla “Naim Frashëri”, “Jorgji Dilo”. Kanë ardhur kanë bërë nga një muaj kurs dhe kanë ngelur shumë të kënaqur. E kishin me shumë dëshirë.

E pyetur për punimin e saj më të shtrenjtë, Suzana thotë se maksimalisht mund të fitojë deri në 500 mijë lekë të vjetra, por ka raste që end qilima deri në 10 metra dhe që shiten akoma më shumë./tvklan.al