Thomas Markle ka pranuar se ai ende fiton para prej fotove të tij që u postuan në media pak para dasmës së të bijës, Meghan, edhe pse e dinte mirë se asaj do t’i thyhej zemra.

Babai i Meghan bëri një marrëveshje me një fotograf ku në këmbim të parave, do të bënte një set fotografik nga jeta e tij e përditshme.

Ato foto u bënë publike në gazeta e revista të shumta, prej të cilave ai fitoi mijëra dollarë.

Fotografitë sigurisht që shkaktuan “siklet” për familjen mbretërore, ndërsa siç thuhej, Meghan dhe Princ Harry, kaluan edhe një krizë në atë periudhë, pak para dasme, në të cilën babai i saj nuk ishte i ftuar.

Ndërkohë ai ka pranuar se ende vazhdon të fitojë para, se herë që ato foto ripostohen.

Megjithatë pretendon se fillimisht nuk i bëri publike për të fituar para dhe për të tërhequr vëmendjen e mediave lidhur me faktin se e bija e refuzoi, por përkundrazi, thjesht po përpiqej të rregullonte imazhin e tij. /tvklan.al