Vdekja e një burri në spitalin e Vlorës ka bërë që autoritetet të referojnë materialet hetimore në Prokurorinë e këtij qyteti për veprën penale ”Mjekimi i pakujdesshëm”.

Burime zyrtare sqarojnë se “

E.R., ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë pasi pretendon se të enjten, bashkëshorti i saj 66-vjeçar, V.C., ka ndërruar jetë në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor”.

Oficerët e policisë kanë sekuestruar kartelën mjekësore të viktimës, ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

/tvklan.al