Petrit Marku, i cili rrëfeu për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus vrasjen që ka kryer në vitin 1999 në Tiranë, ka folur edhe për atentatin që u bë ndaj tij në zonën e Laprakës.

Ishte data 8 Shtator 2013 kur në automjetin e tij tip “Mercedes” shpërtheu një sasi tritoli. Në momentin e shpërthimit, në makinë ka qenë Petrit Marku, dy nipërit e tij dhe bashkëshortja që ka sot.

Nga atentati me ekskploziv, Petrit Marku mbeti i gjymtuar, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë pësuan dëmtime të lehta.

Spartak Koka: Juve ju ka ndodhur dhe një ngjarje në 2013 në Shqipëri sa jeni kthyer. Ju kanë bërë një atentat me eksploziv në Laprakë?

Petrit Marku: Nuk jam kthyer unë. Më 27 Dhjetor 2010 jam liruar. Kam qenë jashtë shtetit me vulat, por kam ndejtur në Shqipëri. Shumicën e kohës kam ndenjur në Shqipëri. Vija tek vëllai këtu në Belgjikë edhe kthehesha në Shqipëri. 1 javë, 2 javë maksimumi. Më shumë kam ndenjur në Shqipëri. Atë natë kam qenë në Gjirin e Lalzit.

Spartak Koka: Ju keni qenë në makinë me kë?

Spartak Koka: Kam qenë me dy nipat e mi edhe me shoqen time, tani e kam nuse.

Spartak Koka: Keni dyshim nga kush mund të jetë bërë?

Petrit Marku: Tani këto ngjarje janë me pagesë, me vrasës me pagesë.

Spartak Koka: Keni dyshime kush ja u ka bërë?

Petrit Marku: Po të kisha dyshime e kisha bërë denoncimin. Tani unë një ngjarje e kam që ka ndodhur në jetën time, ajo, s’kam pasur ndonjëherë ngjarje në jetën time. Atë ditë kur më ka ndodhur mua ngjarja, ne kem pasur negociuesit me familjen. Edhe negociatori im që ka qenë në kontakt me vëllezërit e viktimës, ai ka marrë një telefonatë dhe i ka thënë që nuk kemi gisht me ngjarjen. Dhe unë i kam kthyer përgjigjen, thuaji që nuk po të akuzon kush.

Spartak Koka: Pra nuk e keni akuzuar në 2013 kur ju ka ndodhur atentati me eksploziv.

Petrit Marku: Jo unë nuk e kam akuzuar se unë nuk kam fakte!

Spartak Koka: Ndërkohë ata kanë akuzuar të kenë lidhje me ngjarjen?

Petrit Marku: Ore mund të jetë 100% e vërtetë që mund të mos kenë gisht, por unë nuk e akuzoj kur nuk kam fakte. Pa fakte nuk akuzoj se kam bërë burg.

Spartak Koka: Doli në skenë një emër i një personi nga Fushë-Kruja me inicialet E.S., i cili dyshohet ta kishte bërë për llogari të dikujt tjetër këtë ngjarje.

Petrit Marku: Për llogari të kujt?

Spartak Koka: Nuk dihet, por jo për llogari gjakmarrje.

Petrit Marku: Nëse dihet se kush ma ka bërë, atëherë ai le të tregojë se për llogari të kujt ma ka bërë.

Spartak Koka: E.S. është në kërkim për të tjera ngjarje.  /klanplus