Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale

Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 pas mesnate në fshatin Balldre, të Lezhës.

Policia bën të ditur se bëhet fjalë për një sasi të vogël tritoli që është vendosur në pjesën e jashtme të hyrjes së shtëpisë, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Vetë gazetari Elidon Ndreka ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, ndërsa hedh dyshime se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e punës së tij si gazetar.

Policia dhe grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur këtë ngjarje dhe për arrestimin e autorit.

Tv Klan