Gëzim Hima 57 vjeç nga Elbasani që ndodhet në verbëri të plotë, është bërë sot pjesë e emisionit Historia Ime në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e jetës së tij, vështirësitë që ka hasur pasi ish-bashkëshortja dhe vajzat e tij e kanë braktisur dhe dëshirën për të patur një strehë mbi kokë. Gjëja që i mungon më shumë këtë kohë është prania e vajzave dhe dëshira për t’i përkëdhelur ato qoftë edhe një herë të vetme.

Mirela Milori: Çfarë të mungon?

Gëzim Hima: Më mungon një strehë të fus kokën. Zoti këto 6 vite më ka ndihmuar, më ka dhënë fuqi rrugë më rrugë. T’i kisha vajzat t’i merrja erën e dikurshme, t’i përkëdhelja, të dilja të pija kafen si dikur.

Mirela Milori: Ti ku jeton?

Gëzim Hima: Unë jetoj në Tiranë, kam gjetur një banesë të braktisur, kam një mikeshën time që më është gjendur pranë e cila më merr më çon tek kafeneja, më blen ushqime, më lan teshat dhe ajo më përcolli sot. Ajo për mua do ngelet motra ime deri në ditën e vdekjes. Ajo ka familjen e saj, jemi njohur, më ndihmon për çdo gjë.

Mirela Milori: Po kujdestari?

Gëzim Hima: Kujdestari më merr dalim, më blen ushqime kur s’kam mundësi.

Mirela Milori: Po ti fle vetëm, nuk kujdeset kush për ty gjatë natës?

Gëzim Hima: Fare absolutisht. Kujdestari shikon familjen e tij, nuk rri me mua natën.

Mirela Milori: Si e kalove pandeminë e koronavirusit?

Gëzim Hima: Mirë nuk kam pasur probleme as me shtetin as me shoqërinë.

Mirela Milori: Ndonjë raport pune të cilin ti mund ta bësh edhe në këtë situatë a ka?

Gëzim Hima: Mund të bëj, të jem në ndonjë zyrë t’i jap përgjigje njerëzve mund ta bëj. /tvklan.al