Makina e Drejtorit të Shërbimit të Provës Vlorë është përfshirë nga flakës pas mesnatës së të shtunës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35, në lagjen ‘’Isa Boletini’’ në qytetin e Vlorës. Mësohet se makina tip automjeti tip ”Audi”, në pronësi 30 vjeçarit Taulant Korkaj Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë ka qenë e parkuar. Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve./tvklan.al