Pronari: Dyshoj se shkak është bërë konkurrenca

Dy persona të maskuar pasi kanë hyrë në mjediset e një biznesi privat të tregëtimit të pjesëve të makinave të përdorura në Marikaj, ju kanë vënë flakën 6 automjeteve.

Dy pa një çerek më njoftuan një çun i lagjes këtu. Njëkohësisht erdha njoftova dhe sallën operative, kam ardhur i pari në objekt, konstatova që ishin 6 makinat në flake dhe flaka ishte vënë qëllimisht”, thotë Mustafa Lahja.

Ashtu siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë së vetë biznesit, dy personat kanë kapërcyer portën e hekurt për t’u futur në oborr, ku dhe më pas kanë djegur mjetet, të cilat shërbenin për pjesë këmbimi.

Gjashtë automjete janë shkrumbuar në vetëm 15 minuta, duke lënë pas një dëm mijëra Euro. Për shuarjen e flakëve është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikëses. Policia tha se ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e tyre.

Tv Klan