Bledar Sulejmani, 35 vjeç, banues në Vlorë ra në pranga e policisë së qytetit bregdetar.

Sulejmani më datë 16.08.2018, në një rrugë të lagjes “29 Nëntori” i ka vjedhur me dhunë portofolin dhe bizhuteri shtetases M.P.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me rastin, policia ka bërë sekuestrimin e një pistolete sportive tip “Ekol Firat Magnum” e kalibrit 9 mm si dhe 7 fishekë pa kokë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga ana e autorit për kryerjen e vjedhjes me dhunë.

Gjithashtu, më datë 23.08.2018, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

/tvklan.al