Marsida Qatja rrëfen vrasjen në shtëpinë e saj

Posta

Marsida Qatja rrëfen vrasjen në shtëpinë e saj

12:49 11/10/2019

“Ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 2 vjeç”

Marsida Qatja, në banesën e së cilës u vra Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçi, ka rrefyer me detaje ngjarjen tronditëse në orët e para të së enjtes.

Nëna e 3 fëmijëve tregon se si hyri Haxholli me armë në shtëpine e saj dhe si u përball me mikun e saj, efektivin e burgjeve. Në shtepi gjendeshin edhe dy persona të tjerë.  

“Dritani qëlloi me kallash në drejtim të Bledarit. Në shtëpi ndodheshin edhe fqinji im dhe një tjetër. Arma u bllokua, nëse nuk do ishte Bledari do na kishte vrarë të gjithëve”.

31-vjeçarja ka treguar se ndjehej vazhdimisht e kërcënuar nga Haxholli dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e mikut të saj Bledar Toçit.

E gjithë skena u zhvillua në sy të djalit të saj 2 vjeçar.

Për të, efektivi i policisë së burgjeve duhet të ngrihet në detyrë pasi u shpëtoi jetën personave të tjerë që gjendeshin në banesë dhe jo të arrestohet.

“Ndërsa pjesën e Bledarit, jo se është shoku im, por mendoj që ai duhet të ngrihet në detyrë sa më lart. Sepse bëri diçka se ne do të kishim vdekur të gjithë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, që sapo po i gjuante i ngeci dhe arma”.

Pikërisht versioni ndryshe, dhënë për mediat, ku shprehet qe nuk kishte lidhje intime me viktimën, me atë çka deklaroi në polici, që kishin patur, por ishin ndarë, ka bërë që policia ta marrë sërish në pyetje Marsida Qatjan.

Dritan Haxholli qëlloi 16 plumba në shtëpinë e Marsida Qatjas. Ndërsa Bledar Toçi iu kundërpërgjigj vetëm me 1 të shtënë me armën e shërbimit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi