Lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku janë djegur 3 makina, janë vënë në pranga 32-vjeçari Julian Çobo dhe 40-vjeçari Kreshnik Yzeiri, që të dy banues në Vlorë. Gjithashtu është shpallur në kërkim 41-vjeçari Elton Lushaj, dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Nga hetimet dyshohet se Julian Çobo ka bashkëpunuar me 2 personat e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. Elton Lushaj ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa Kreshnik Yzeiri ka kryer zjarrvënien.
3 automjetet ishin në pronësi të shtetasve A. H., N.H. dhe P. K. Dëshminë e njërit prej pronarëve të makinave, mund ta ndiqni këtu (Lexo më shumë).
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al