Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë 5 rinj dhe i dënoi ata në total me 8 vite e 8 muaj burg, pasi i vendosën gjobë djalit të ish-deputetit të PD-së, I.B.

Gjykata deklaroi fajtorë për akuzën e gjobëvënies dhe dënoi me nga 2 vjet e 8 muaj burg F.Gj dhe I. Sh

U deklaruan fajtorë dhe dënuan me nga 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “gjobëvënies” R.A dhe L.L

Për akuzën e “moskallëzim krim” u dënua me 4 muaj burg Sh. S

Pesë të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të kanosjes i kanë kërkuar djalit të ish-deputetit të paguajë në formë gjobe 20 mijë euro.

Tv Klan