Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës si autorë të dyshuar të zjarrvënies së qëllimshme ndaj një mobilerie në Nikël. Të arrestuarit janë N.M. 58 vjeç dhe A.M. 26 vjeç. Një ditë më parë, ata i vendosën zjarrin mobilerisë në pronësi të 55-vjeçarit me iniciale B.D.

Policia thotë se gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit N.M. u gjet edhe një pushkë model 56, e cila u sekuestruar. Kjo posedohej pa lejen përkatëse nga i arrestuari, i cili akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje përveç akuzës së shkatërrimit të pronës me zjarr të kryer në bashkëpunim.

/tvklan.al