Policia në Rusi ka vrarë një adoleshent 16-vjeçar, pasi ky i fundit i vuri flakën një stacioni policie dhe qëlloi me thikë një oficer. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rajonin e Tatarstanit me shumicë myslimane.

Reuters bën me dije se ngjarja po trajtohet si një akt terrorist, por ende nuk dihen shumë detaje nga hetimet.

Sipas raportimeve mësohet se adoleshenti ishte i vuri flakën një stacioni policie në qytetin Kukmor duke përdorur një bombë molotov dhe kishte goditur me thikë një oficer policie kur i fundit tentoi ta adresonte.

Një tjetër efektiv e kishte paralajmëruar adoleshentin që të dorëzohej duke qëlluar me armë në ajër, por duke parë që ai bëri rezistence vendosi ta vriste. Ende nuk dihen motivet e sulmit mbi stacionin e policisë./tvklan.al