Një zjarr i madh është përhapur në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Një zjarr i ndezur nga një qytetar për të djegur barishtet e bahçes.

Por flakët u përhapën aq shumë dhe dolën jashtë kontrollit duke djegur tërësisht banesën private të tij. Policia shoqëroi në komisariat L.Mezinin, personin që ndezi barishtet dhe dogji shtëpinë.

Zjarri është përhapur, ndërsa banorët kanë dalë të alarmuar nga shtëpitë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve dhe po përpiqen për të shuar zjarrin. /tvklan.al