Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi gjatë mesditës së kësaj të premte i vuri zjarrin drejtorisë arsimore të këtij qarku.

Ai është Indrit Alushaj dhe sipas policisë 33-vjeçari ka spërkatur fillimisht me benzinë katin e dytë dhe më pas i kanë vënë zjarrin.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat bënë izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Mësohet se 33-vjeçari kishte aplikuar më parë  për mësues nëpërmjet portalit, por nuk ishte shpallur fitues, gjë që ka shkaktuar zemërim tek ai.

Tv Klan