Policia britanike ka arrestuar një 21-vjeçar pasi i vuri zjarrin shtëpisë së Kryeministrit britanik Keir Starmer.
I riu u arrestua në orët e para të mëngjesit me dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme.
Shërbimet e emergjencës u lajmëruan për zjarret në dyert e dy shtëpive në Londrën veriore brenda 24 orëve të cilat janë në pronësi të Starmer.
Kryeminsitri jetonte në shtëpinë e tij në Islington para se ai dhe familja e tij të zhvendoseshin në numrin 10 të Doëning Street që është rezidenvca ku qëndron Kryeministri në Britaninë e Madhe, pasi Partia Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.
Mediat vendase shkruajnë se prona aktualisht po jepet me qira. Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit reagoi për ngjarjen duke thënë: “Mund të them vetëm se Kryeministri falënderon shërbimet e emergjencës për punën e tyre dhe se çështja është nën hetim.”
Sekretari i drejtësisë Robert Jenrick, tha për Sky News se është e rëndësishme që kryeministri dhe çdo person tjetër të ketë familjen dhe shtëpitë e tyre të mbrojtura.
Klan News