Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil.

Mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky person dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al