Një 75-vjeçar u gjet i pajetë këtë të mërkurë në shtratin e lumit Devoll, në fshatin Pishaj të Gramshit. Burime zyrtare të policisë thonë se ai dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes. Po sipas policisë, viktima ishte denoncuar i zhdukur 2 ditë më parë nga i biri.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes në fjalë.

“Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytur në lumë. Nga këqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babai i tij dhe nuk është kthyer më. Trupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë./tvklan.al