Një 39-vjeçar grek i larguar nga familja e tij në Athinë, ishte shpallur i zhdukur më 23 Nëntor. Policia greke kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa njoftimin e kishte bërë publik edhe në media duke kërkuar ndihmën e qyterarëve.

Por, një telefonatë mbrëmjen e së enjtes më 13 Dhjetor, çoi në zbulimin e vendndodhjes së të zhdukurit. Dimitri Raptaki ishte ndaluar në Shqipëri pranë kufirit. Autoritetet greke u vunë në dijeni menjëherë për 39-vjeçarin. Ky i fundit u dërgua sërish në Greqi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

/tvklan.al