I zoti i shtëpisë plagos punëtorin në kryeqytet

I zoti i shtëpisë plagos punëtorin në kryeqytet

11:30 14/09/2019

Një 51-vjeçar i cili po kryente punime në një shtëpi në kryeqytet mbeti i plagosur këtë të shtunë, pasi u godit me thikë nga i zoti i shtëpisë.

Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë. Autor i kësaj ngjarjeje është një 44-vjeçar me iniciale S. A., i dënuar më parë për vjedhje, i cili u arrestua.

Ai mësohet se e goditi me thikë punëtorin për motive të dobëta. I plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Pak kohë më parë, po në Tiranë, një 26-vjeçar u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime për montimin e kondicionerit në shtëpinë e familjes Kusi.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen se vranë teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj./tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT