Rita dhe Roza Lati gjithnjë kanë treguar hapur lidhjen e tyre të ngushtë. Por mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ato shkuan më tej dhe treguan detaje nga marrëdhënia e tyre nënë e bijë.

Drejtuesi i “Xing” Ermal Mamaqi pyeti Roza Latin nëse i ka treguar nënës së saj herën e parë që ka fjetur me një djalë. Roza tha se nuk mban mend se si ia ka treguar, por tha se nëna e saj iku nga shtëpia.

Ermal Mamaqi: Ju keni një marrëdhënie shumë të ngushtë, jeni shoqe. Unë di që shoqet ia thonë njëra-tjetrës të gjitha.

Rita Lati: Po, po i themi të gjitha, larë apo pa larë.

Ermal Mamaqi: Roza ia ke thënë mamit herën tënde të parë?

Rita Lati: Ma ka thënë që ç’ke me atë punë.

Roza Lati: Nuk mbaj mend si ia thashë, por mbaj mend reagimet e Rita Latit. Kaloi tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Ulëriti, u mërzit dhe u mallëngjye. Iku nga shtëpia dhe u kthye pas 15 minutash me një tortë.

Rita Lati: Kërcen prifti nga belaja. Ç’të bëja? Doja të bëja mamanë moderne, trishtimin e kishe, por u ndjeva edhe mirë sepse u ndjeva shoqja e saj më e mirë. Të gjitha ia zbuloj, më merr të keqen.

/tvklan.al