Zbulohen pagat e sezonit 2021-22

Këtë sezon ka luajtur vetëm 30 minuta dhe ka shënuar një gol, por Zlatan Ibrahimoviç konfirmohet si lojtari më i paguar tek Milan për kampionatin 2021/2022.

Edhe këtë vit Ibrahimoviç mbetet futbollisti më i paguar me 7 milionë Euro, dhë më i moshuari, 39 vjeç. Në podium bëjnë pjesë edhe Rebiç, Romagnoli, Olivier Giroud. Por secili prej tyre paguhet sa gjysma e suedezit, 3.5 milionë në sezon.

Pas tyre vjen Alessandro Florenzi në kuotën e 3 milionëve, i cili është huazuar nga Roma, ndërsa portieri francez Mike Maignan fiton 2.8 milionë neto.

Në fitoren e fundit ndaj Spezia, për Milan shënoi Daniele Maldini dhe Brahim Diaz. Spanjolli i huazuar nga Real Madrid merr 500 mijë Euro në vit.

Ndërsa 19-vjecari, i biri i Paolo maldinit, një prej ikonave si futbollist dhe tashmë zyrtar i klubit paguhet më pak nga të gjithë, 300 mijë Euro në sezon. Kuqezinjtë shpenzojnë 51 milionë Euro për pagat e 28 futbollistëve.

Tv Klan