Mbyllet më në fund telenovela Ibrahimoviç. Suedezi do të vijojë të qëndrojë me kuqezinjtë e Milanit. Dukej thjesht një formalitet, por u kthye në një histori të gjatë për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Sipas mediave italiane, Ibra do të rinovojë edhe për një sezon. Ai do zbarkojë ditën e nesërme në Milanello dhe në vend të numrit 21 pritet që sezonin e ri të mbajë numrin 11. Këtë e ka treguar vetë me anë të një postimi në Facebook.

“Siç thashë, thjesht po bëj nxemjen AC Milan”, shkruante Ibra, ndërsa numrin 2 në foto e kishte kthyer në 1. Këtë numër Ibra e ka mbajtur edhe në sezonin kur kuqezinjtë u shpallën kampionë

Sipas gazetave sportive, suedezi pritet të marrë 7 milionë Euro në sezon pa bonuse. Një kontratë shumë e mirë për sulmuesin që në këtë mënyrë ia kalon edhe Gigio Donarumma-s për pagesë.

Me këtë rinovim, trajneri Pioli mund të qetësohet paksa duke parë edhe impaktin që Ibra pati sezonin që lamë tek futbollistët./tvklan.al