Milan udhëheq renditjen e Serisë A pas fitores 2-1 në Udine. Ekipi i Stefano Piolit po shkon përtej parashikimeve. Suksesi, i dedikohet atij që askush nuk e mendonte, Zlatan Ibrahimoviç. Edhe kundër Udinese ishte suedezi ai që e mori ekipin mbi supe. Së pari me asistin për Kessie, pastaj me shpikjen e golit për suksesin vendimtar.

“Ishte e vetmja mënyrë për të goditur, duhet të provoja. Nganjëherë shkon gol nga një herë jo. Kësaj radhe shkoi. Mos u shqetësoni, do të shkojë edhe herën tjetër. Tashmë do t’i them Maldinit që nëse nuk nënshkruaj për një vit, nuk do të luaj ndeshjen e radhës”.

Ibra po shkon drejt të 40-tave, ai mbetet një lojtar pa limit, që përhap pjekuri te shokët e tij të skuadrës. Që nga kthimi në Milano, janarin e kaluar, Zlatan Ibrahimoviç ka marrë pjesë në 23 gola të 22 ndeshjeve të Serie A, me 17 gola dhe 6 asiste. Këtë sezon Ibrahimoviç kryeson renditjen e shënuesve të Serie A me 7 gola.

Dhe në fakt u desh rikthimi i portugezit që kampionët e Italisë të gjejnë golat dhe paraqitjen e mirë ndaj Spezias, ndeshje që u fitua 4-1. I kthyer pas 20 ditësh nga Covid-19, Ronaldo ndryshoi ritmin e lojës duke shënuar pas asistit të Morata. Shënoi edhe me 11-metërsh.

Cristiano Ronaldo ngjitet në kuotën e 5 golave në Serie A, por portugezi ka luajtur vetëm në 3 ndeshje. Sipas statistikave, ka shënuar 1 gol çdo 40 minuta lojë. I pafati te Juventus është Morata me plot 5 gola të anuluar këtë sezon në Champions dhe kampionat. Gjithsesi, spanjolli ka realizuar katër gola për Juventusin pas rikthimit, 2 në Champions dhe 2 në Serinë A.

Tv Klan