Ibrahim Rugova deklaron situatën e rënduar në Kosovë (08 Nëntor 1998)

Ibrahim Rugova deklaron situatën e rënduar në Kosovë (08 Nëntor 1998)

11:20 08/11/1998

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova deklaron se gjendja në Kosovë është tepër e rëndë ndërsa kërkon një takim efikas për përballimin e saj si dhe për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Në një takim me krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rugova theksoi se gjendja është tepër e rëndë për shkak të pranisë të forcave ushtarake dhe policore serbe ndërsa misionet e OSBE dhe të NATO-s i cilësoi si të rëndësishme ppër qetësimin e situatën dhe kthimin e të larguarve në banesat e tyre. 5 personat e vrarë nga forcat serbe janë dërguar në morg për verifikime të mëtejshme ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, ata ishin të veshur me uniformën e UÇK-së.  Në një lagje të Mitrovivës vazhdojnë keqtrajtimi i emigrantëve shqiptarë dhe civilët shqiptarë vazhdojnë të ndalohen në postblloqe.

Pamje Ibrahim Rugova, ushtarë serb, tanke serbe, refugjatë kosovarë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi