Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi në Kuvend se qeveria ka ndërhyrë në çdo sektor për të garantuar rritjen ekonomike, pavarësisht efekteve të luftës në Ukrainë dhe pandemisë. Sa i përket akuzave rreth bordeve, Ibrahimaj tha se pa mbështetjen e tyre nafta do ishte më e shtrenjtë.

“…Ju thoni që ne kemi krijuar disa borde që janë fashiste, komuniste, të cilat kanë ndikuar negativisht në çmimin e karburanteve. E keni gabim, bordet kanë bërë të mundur që marzhi i fitimit bruto, përfshirë kostot operacionale, këtë vit që nga fillimi i miratimit të bordeve të jetë nga 5-6 përqind, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar ky marzh ka qenë 15-18 përqind. Çdo të thotë kjo? Do të thotë që nëse bordet nuk do të ishin ngritur atëherë ne do të kishim çmimet e karburanteve më të larta se ato që kemi sot”, tha ministrja.

Klan News