Ministrja e Financave: Rritja e plotë nga 1 Gushti 2024. Më pas pas pensionet

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në një intervistë per Klan News reformën e re të pagave, hapi i parë i së cilës do të fillojë tani në Prill, ndërsa hapi i dytë do hidhet me datë 1 Korrik të vitit 2024. Pagat që do të merren në 1 Gusht do të pasqyrojnë rritjen maksimale të premtuar sot.

Ibrahimaj ka thënë se maja e piramidës së pagave, Presidenti i Republikës do ketë një pagë të re prej 425 mijë Lekë të reja, me një rritje 170 mijë lekë nga aktualja. Reforma totale e pagave me hyrjen e plotë në fuqi në vitin 2025 do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë Lekë.

Ibrahimaj ka bërë me dije se menjëherë pas mbylljes së reformës për rritjen e pagave do të rishikohet mundësia për rritjen e pensioneve ndërkohë që pensionistët kanë marrë për muajin Prill bonusin prej 5 mijë Lekësh.

Për rritjen e pagave në sektorin privat, Ibrahimaj është shprehur se do të influencojë rritja që qeveria ndërmorri në sektorin publik. Sipas saj, kjo rritje do të formalizojë sektorin e ndërtimit ku informaliteti kap aktualisht shifrën e 80 për qind dhe deklarohet vetëm një pagë minimale.

Ibrahimaj mohoi akuzat e opozitës se rritja e pagave ka të bëjë me zgjedhjet duke nënvizuar se kjo iniciativë erdhi si rezultat i performancës së mirë të ekonomisë shqiptare.

E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve do të ketë një rritje të pagës rreth 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të të duhur u shpreh në intervistën për Klan News ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Klan News