Lojtari i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, do t’i nënshtrohet sërish ekzaminimeve pas disa ditësh, kështu që do të mungojë në katër ndeshje të rëndësishme.

39-vjeçari nuk do të mund të luajë në disa sfida të rëndësishme, për shkak të lëndimit si ato në Serie A ndaj Hellas Veronas, Udinese  dhe Napolit, si edhe në Ligën e Evropës ndaj ish-klubit të tij, Manchester United.

Pasi raporti mjekësor nxorri një lëndim muskulor, futbollisti veteran u zëvendësua dhe në fitoren e Rossonerëve ndaj Romës.

Nëse pas 10 ditësh do të jetë qetësuar gjendja e tij, atëherë ai do të ndjekë një program rehabilitimi dhe do të caktohet koha e rikuperimit.

Klan News