Zlatan Ibrahimovic po pret me padurim rikthimin në fushë. 36-vjeçari nuk dorëzohet lehtë dhe do të harrojë sa më shpejt dëmtimin e rëndë që pësoi më 20 prill në sfidën e Europa League me Anderlecht, ku të gjithë menduan se karriera e tij përfundoi.

Zlatan Ibrahimovic (Futbollist i Manchester United)

Qëllimi ishte të kthehesha sërish në fushë që të luaja futboll. Nuk do të largohem duke u ankuar, do të largohem në mënyrën time, do ta rinis aty ku e lashë.

Në një intervistë për Thierry Henry në Sky Sport, Ibrahimovic tha se do të mbyllë karrierën si një fitimtar.

Zlatan Ibrahimovic (Futbollist i Manchester United)

Objektivi im është që ta mbyll mirë duke fituar Premier League. Atë që nisa në sezonin e kaluar do ta përfundojmë në këtë që po luajmë.

Zlatan Ibrahimovic ka fituar shumë trofe në karrierën e tij kudo që ka shkuar, por pa iu gëzuar Champions League.

Tv Klan