Sirena amerikane për Zlatan Ibrahimoviç. Sipas mediave britanike dhe atyre amerikane, gjigandi suedez me shumë mundësi do të transferohet në Major Leauge Socceer.
36-vjeçari, i cili u rikthye në fushën e lojës pas një dëmtimi të gjatë në muajin Nëntor ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë sezon, për shkak të shqetësimeve që iu shfaqën sërish në gju. Ai pritet që javën e ardhshme të rifillojë stërvitjen.
Megjithatë duket shumë e vështirë që suedezi të gjejë hapësira tek Manchester United dhe ardhja e Alexis Sanchez e konfirmon një gjë të tillë.
Sipas mediave nga përtej oqeanit, sulmuesi është shumë pranë kalimit tek Los Angeles Galaxy, ekip në të cilin shumë yje të futbollit botëror kanë mbyllur karrierën.
Ibrahimoviç, që aktualisht është një nga lojtarët më të paguar në Angli mendohet se do të përfitojë një super pagë në Los Angeles, falë edhe mbështetjes së madhe të sponsorëve të klubit amerikan.
Klan Plus