Ibrahimoviç nuk do të luajë me kombëtaren e Suedisë



Ibrahimoviç nuk do të luajë me kombëtaren e Suedisë

08:15 16/05/2021

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë me kombëtaren e Suedisë në kampionatin Europian këtë verë. Lajmi është konfirmuar nga federata suedeze. Sulmuesi i Milanit u dëmtua në ndeshjen me Juventusin dhe u operua në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ekzaminimet e fundit mjekësore rezultoi se do të duhen gati 2 muaj deri në rikuperimin e plotë.

Sipas njoftimit të federatës suedeze ka qenë vetë sulmuesi që ka kontaktuar me trajnerin Anderson duke e njoftuar se nuk mund të ishte në dispozicion të kombëtares së Suedisë për ndeshjet e kampionatit Europian.

Edhe pse ky sezon Ibrahimoviç nuk ka mundur të luajë në të gjitha ndeshjet për Milanin, ai ka qenë sërish një pikë referimi për kuqezinjtë. Madje me paraqitjet e tij sulmuesi shtatlart rifitoi një vend në kombëtaren suedeze.

Gjithsesi me rinovimin e kontratës edhe për një sezon me Milanin, Ibra do të ketë kohë të rikuperohet plotësisht në mënyrë që të ndihmojë kuqezinjtë për t’u rritur edhe më shumë si skuadër, e pse jo për të synuar titullin kampion, aq shumë të munguar.

Klan News







Të ngjashme