Në Itali mendojnë se do të rinovojë edhe për sezonin tjetër

Zlatan Ibrahimovic e ka të qartë të ardhmen e tij. Sulmuesi suedez dëshiron të qëndrojë te Milan. Ibra pritet të rinovojë dhe të tregojë vlerat e tij në Champions League edhe kur të jetë 41 vjeç.

Negociatat duket se do të jenë më të lehta për zgjatjen e kontratës për sezonin e ardhshëm. Paga nuk duket problem dhe do të kalojë në plan të dytë, duke parë edhe problemet ekonomike që solli Covid-19.

Në Itali mendojnë se paga aktuale e Ibrahimovic prej 7 milionë Euro në vit nuk do të jetë një kërkesë e tij.

Shpërblimi i tij do të plotësohet me bonuse në varësi të rezultateve dhe ecurisë së ekipit. Vetëm këtë sezon Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 16 gola në të gjithë aktivitetet, 14 prej të cilëve në kampionat.

Tv Klan