Nuk ka gjë më të bukur në futboll se fitorja e një derbi në minutën e fundit. Kjo ndodhi një natë më parë, kur Mauro Icardi shfrytëzoi më së miri një kros duke i dhuruar gjithë tifozërisë zikaltër ndoshta ndeshjen më të rëndësishme për ta, sfidën kundër Milan.

“Kishim shumë raste, shumë goditje në portë, duhet ta kishim mbyllur më herët ndeshjen, por të fitosh një derbi kështu në fund, është spektakolare.”

Nota më e lartë për të 7.5 nga mediat që i kanë dedikuar faqet e para të gazetave, ndërsa nota më e ulët tek Milan i është dhënë portierit Donnarumma, i cili prishi gjithçka me daljen e tij të gabuar që i kushtoi golin.

 “U sforcuam, ishim shumë mirë, por nga ana teknike bëmë një hap prapa. Vuajtëm presionin e tyre dhe disa herë na mungoi dëshira për të luajtur. Kështu e pësuam golin. Rezultati tregon se Inter bëri diçka më shumë se ne dhe e meritoi fitoren.”

Loja e bërë nga Milan nuk është për tu hedhur poshtë. Skuadra e Gattusos rezistoi me të gjithë forcat e veta, ndaj një kundërshtari superior, por kuqezinjtë nuk u treguan të aftë të çlironin nga markimi apo t’i krijonin mundësi sulmuesit Higuain që të rrezikonte portën e Inter.

Nga ana tjetër tashmë me 5 fitore radhazi në kampionat, Inter do të synojë jo vetëm afrimin sa më shumë me vendin e parë të renditjes. Tashmë vetëbesimi është rritur dhe Barcelona në Champions League duket një objektiv i kalueshëm.

Tv Klan