Modelja nuk po e kapërdin dot tradhtinë e futbollistit

Wanda Nara dhe Mauro Icardi ia dalin të rrëmbejnë sërish vëmendjen. Në mediat rozë po qarkullojnë lajme se ylli i Paris Saint-Germain dhe top-modelja argjentinase po kalojë një krizë në çift dhe janë duke u ndarë.

35-vjeçarja nuk i ka hedhur poshtë këto dyshime. Është shfaqur duke kaluar pushimet në Ibiza, ku pamjeve të hedhura në Instagram prej saj është edhe momenti kur një fans i afrohet për ta puthur.Nuk mungojnë edhe fotot në jaht apo ku shfaqet krejt lakuriq në mes të natyrës.

Në mediat argjentinase ka qarkulluar edhe një regjistrim audio i Icard-it ku ai pranon se gjërat janë duke shkuar keq dhe se bashkëshortja i ka kërkuar divorcin.

Duket se çifti nuk po e kapërcen dot tradhëtinë e futbollistit me aktoren argjentinase China Suarez vitin e kaluar, megjithatë lajmet për divorcin e tyre tashmë janë shndërruar në normalitet.

Tv Klan